Kurti për “The Guardian”: Vuçiqi më shan në serbisht në takime, Lajçaku dhe Borrell-i nuk ndërhyjnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se brenda tryezës së bisedimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”.

“Ai (Vuçiqi) më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”.

“U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti.

“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.

Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë një intervistë për “The Guardian” dhënë para ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve nga formacione ushtarake të paidentifikuara.