Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin, ku është diskutuar rreth “planeve” të Serbisë për serbët e Kosovës.
Në një komunikatë për media, shërbimi për shtyp i kryeministrit ka njoftuar se Kurtit i është thënë që Serbia është duke planifikuar zhvendosjen e serbëve të Kosovës, posaçërisht atyre në pjesën veriore, në Sanxhak, ndërsa shteti serb veçse është duke ndëruar shtëpi dhe banesa, kurse mysafirët kanë apleuar kryeministrin që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë.
“Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë”, thuhet në njoftimin kryeministror.