Kryeministri Albin Kurti ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.
Në faqen e Presidencës turke janë publikuar fotografitë e takimit, ndërkohë Kurti pati njoftuar më herët për vizitën e tij në Turqi.
Kryeministri, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar të enjten mbrëma drejt Turqisë.
Në një njoftim të Zyrës për media të Kryeministrisë, thuhet se në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, “ai do të mirëpritet nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan”.