Kryeministri Albin Kurti, ka prezantuar pamje të cilat dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë, që vranë policin Afrim Bunjaku dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.
Ai thotë se këta terroristë ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.
Kurti tutje thotë se stërvitjet tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.
Kryeministri shton tutje se i gjithë ky sulm i terroristëve serbë u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.
”Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka shkruar Kurti.