Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mbi sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, të ndodhur më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se sulmi ishte planifikuar me përdorimin e rreth 20 kilogramë eksploziv.
“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit”.
“Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë,” ka shkruar Kurti.
“Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim”, ka përfunduar Kurti.
Approximately 20kg of explosives were used in last Friday's kinetic terrorist attack on our critical infrastructure. This past week could have been very different had it not been for the swift, coordinated, and professional institutional response to mitigate the impact of the… pic.twitter.com/F6o9uEWceF
— Albin Kurti (@albinkurti) December 8, 2024