Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur ZKM, Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.
“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”, thuhet në njoftim.
Përgjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale.