Kurti: Vrasësit e Ivanoviqit po enden të lirë në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vrasësit e Oliver Ivanoviqit po bredhin të lirë në Serbi.

Politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë më 16 janar të vitit 1998, derisa po futej në zyrën e tij në Mitrovicën e Veriut. Kurti në 6-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit ka thënë se Beogradi i druhej atij si dëshmitar i mundshëm i EULEX-it.

“Oliver Ivanoviq ishte aktiv si: gjatë luftës ’98-’90 ashtu edhe dëbimit të shkurtit të vitit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende bredhin të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.