Kush është shqiptarja e parë që zgjidhet kryebashkiake në Itali

31-vjeçarja shqiptare Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën.

E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.

Ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate. Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali.

E reja shqiptare ka thënë se nuk e mohon kurrë origjinën, por se ndihet dhe gëzon të drejtat si një qytetare italiane.