Viti 2024 ka nisur me një ngadalësim të transaksioneve në tregun e pronave. Nga janari deri në mars, shit-blerjet kapën një vlerë të përgjithshme 35.6 mld lekë, ose 350 mln euro. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shitjet janë rritur me afro 30 milionë euro.
Ndikim në këto vlera të larta shitjesh kanë padyshim çmimet e apartamenteve, ku një metër katror në Tiranë shitet nga 800 euro në periferi deri në 2100 euro në qender, e madje deri në 5000 euro në zona dhe ndërtesa të caktuara.
Një tjetër faktor që shton volumin e transaksioneve në këtë industri janë edhe shtetasit e huaj, që blejnë pa negociuar çmimin. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, afro 1/3 e pronave në 5-vjeçarin e fundit po blihet nga të huajt.
Ndërkohë në gjashtëmujorin e fundit të vitit të shkuar, 70% e agjentëve imobiliare i janë përgjigjur vrojtimit të Bankës së Shqipërisë duke thënë se apartamentet i kanë shitur me të njëjtin çmim ose deri në 5% më pak.
Interesi i të huajve për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, tregohet edhe nga shifrat e investimeve direkte, pasi vetëm në tre muajt e parë të vitit të huajit kanë investuar në këtë sektor afro 81.3 milionë euro duke u rritur me mbi 32 milionë euro, krahasuar me vjet.