Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Temë e bisedë së kësaj telefonate sipas Osmanit ishte diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.
Osmani gjithashtu ka thënë se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm.
Telefonata vjen pasi Franca dhe Gjermania insistojnë në themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës përpara se të japë “po” që vendi t’i bashkohet organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Këshillit të Evropës
Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo's membership in the @CoE.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b