Kutërbon erë “vezësh të prishura”, shkencëtarët studiojnë ekzoplanetin përvëlues

Një planet i largët, me mot të vështirë rezulton të kutërbojë erë vezësh të prishura.

Shkencëtarët studiuan atmosferën e HD 189733 b që ka temperatura përlvëluese dhe duket sikur bie ‘shi xhamash’ sipas të dhënave të teleskopit James Webb.

Sulfidi i hidrogjenit që gjendet edhe në Jupiter, përbën pjesën më të madhe të atmosferës së HD 189733 b dhe ka një aromë shpuese. Ky element çlirohet edhe gjatë nxjerrjes së gazrave.

Kjo është një nga rastet e para kur sulfidi i hidrogjenit gjendet në një ekzoplanet.

“Nëse hunda do të funksiononte në temperaturat 1000 gradë Celsius, atmosfera e tij do të kutërbonte erë vezësh të prishura”, cilësoi Guangwei Fu, një astrofizikant i universitetit Johns Hopkins.

Edhe pse ky gaz mund të tregojë që planetët e largët mund të strehojnë organizma aliene, shkencëtarët nuk po kërkojnë shenja jete në të sepse është një gjigant gazi si Jupiteri dhe shumë i nxehtë.

Gjithsesi, sulfidi i hidrogjenit është një hap drejt të kuptuarit sesi formohen planetët. Teleskopi hapësinor James Webb po hap një dritare të re në analizimin e elementëve kimikë që gjenden te ekzoplanetët dhe po ndihmon astronomët të mësojnë më shumë për origjinën e tyre.