“Ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar”, Rusia kërcënon Ukrainën pas sulmit që la 14 të vrarë në qytetin rus

Ministria ruse e Mbrojtjes ka dhënë një deklaratë duke reaguar ndaj sulmit ukrainas në qytetin rus Belgorod ku mbetën të vrarë 14 persona, sipas Rusisë.

Ajo thotë se sulmet u kryen me raketa “Olkha” të Ukrainës dhe “Vampir” të prodhimit çek, të pajisura me koka luftarake me municione thërrmuese dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore kapën shumicën e raketave.

Megjithatë, “disa raketa dhe pjesë grupore nga raketat e rrëzuara Vilkha goditën qytetin e Belgorod”, thuhet në deklaratë.

“12 të rritur dhe dy fëmijë u vranë si rezultat dhe 108 persona janë plagosur”, thuhet në njoftim.

Deklarata shton se nëse raketat Vilkha godasin drejtpërdrejt objektivat e tyre dhe lëshonin municione thërrmuese, “pasojat do të ishin pa masë më të rënda”.

“Regjimi i Kievit, i cili kreu këtë krim, po përpiqet të shkëpusë vëmendjen nga disfatat në front dhe gjithashtu dëshiron të na provokojë”, thuhet në deklaratë.

Ai shton se “Forcat e Armatosura Ruse synojnë vetëm objektet dhe infrastrukturën ushtarake dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, përfundon deklarata.

Ukraina nuk ka komentuar ende drejtpërdrejt mbi situatën në Belgorod, por mediat ukrainase – duke cituar burime të inteligjencës – thonë se vetëm objektivat ushtarakë janë sulmuar, raporton BBC.