Senati italian miraton në unanimitet marrëveshjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian, teksa më herët ishte kryer edhe votimi në Dhomën e Deputetëve, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Parlamenti i Shqipërisë ka disa muaj që e ka ratifikuar marrëveshjen. Tashmë, mbetet botimi në Fletoren Zyrtare italiane dhe hyrja ne fuqi e marrëveshjes.