Lapaj: Njerëzit nuk kanë votuar PS, askush nuk mund ta marrë peng Shqipërinë

Avokati Adriatik Lapaj është shprehur se sot nuk ka fituar PS.

Në një intervistë për Euronews Albania teksa komentuan zgjedhjet lokale, Lapaj theksoi se shqiptarët duan ti japin fund tranzicionit dhe askush nuk mund ta marrë peng Shqipërinë.

Më tej ai nënvizoi PS është një nga qeverisjet më të korruptuara në Shqipëri.

“Nuk ka fituar sot PS. PS është në dvitin e 10-të në pushtet. Është një nga partitë dhe qeverisjet më të korruptuara që ka pasur Shqipëria. Shqiptarët duan t’i japin fund tranzicionit dhe askush nuk mund ta marrë me peng Shqipërinë. Njerëzit nuk kanë votuar PS, por ose kanë refuzuar me mospjesëmarrje ose kanë votuar kundër ata që kanë tentuar të marrin peng demokracinë”- tha ai.