Adriatik Lapaj dhe përfaqësues të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme.
Qori kishte paralajmëruar protestën e kësaj të hëne, por asaj i është bashkuar edhe Lapaj, kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet.
Por prania e tij duket se nuk ishte e mirëpritur në mesin e tyre.
Lapajn e dëbuan nga podiumi me thirrjet “komunistët nuk bëhen njerëz”.
Kjo pasi Lapaj, sipas tyre, nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe po u “vidhte” protestën e po u zaptonte podiumin.