Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka denoncuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pasi ky i fundit tha se Izraeli është një “shtet terrorist”.
“Ne nuk do të marrim mësime morali nga presidenti Erdogan, një njeri me një histori të tmerrshme të të drejtave të njeriut”, shkruan Lapid në X, i njohur më parë si Twitter.
Sipas tij, “Izraeli po mbrohet kundër terroristëve brutalë nga Hamas-ISIS, disa prej të cilëve janë lejuar të veprojnë nën çatinë e Erdoganit”.
Turqia ka shërbyer prej kohësh si një strehë e sigurt për liderët e lartë të Hamasit.