Lëvizja Bashkë thirrje për protestë të mërkurën: Rama duhet të japë dorëheqjen

Lëvizja Bashkë nisur nga arrestimi i Erion Veliajt, thotë se kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Ndaj ata do të dalin në një protestë ditën e mërkurë para Kryeministrisë.

Postimi i plotë

Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.

Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.

Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.

Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë.