Lezha mbledh rapsodët, performojnë 18 grupe nga i gjithë vendi

Për dy netë me radhë, në Lezhë u mbajt Edicioni XIII i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullore.

Me një gamë të gjerë instrumentesh, këngë dhe kostume popullore, në skenën e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” u ngjitën 18 grupe artistike nga qytete të ndryshme të vendit.

Për kryetarin e jurisë, Agron Xhagolli, ky edicion pati shumë të rinj pjesëmarrës, një tregues që e ardhmja e krijimtarisë folklorike do të vijojë edhe më tej.

Artistët pjesëmarrës theksuan se evenimente të tilla, po mbajnë gjallë dhe po ruajnë vlerat kulturore artistike të vendit tonë.

Në fund të dy netëve të spektaklit, juria vlerësoi me 11 çmime grupet konkurruese, ku ndanë çmime për rapsodinë më të mirë, çmim karriere, çmim special, çmim për instrumentistët më të mirë etj./tvklan