“Ti je në rregull. Je mirë. Je normal. Nuk është kurgjo keq me ty. Je veç një njeri që do me e jetu jetën tane”, kështu e filloi intervistën Arzeni Selmani, burri transgjinorë.
Ai ka treguar se “ka lindur në trupin e një femre, por që gjithmonë vetën e ka identifikuar si mashkull”.
Tutje ai ka folur edhe për momentin që e kuptoi më saktë orientimin e tij seksual.
“Njëherë mendoja se jam lezbike. E kam pa një video të një burri transgjinorë dhe e kam pa se unë po ndihme si ai. Ka folë si me m’përshkru mu. Edhe e kam pranu që jam transgjinorë. I kam pasë 10-11 vjet”, ka thënë ai.
Arzeni ka folur edhe për frikërat që ka pasë pas këtij momenti.
“Nuk e kam ditë që ka me pasë probleme në të ardhmen. Kam pasë sfida gjatë rrugës. Jam tutë që po e zhgënjej familje, jam tutë që kanë me m’rreh rrugës”.
Ndërkaq herën e parë kur ai kishte treguar publikisht se ndihej si mashkull, Arzeni e përshkruan kështu.
“Sfidat i kam kalu me ndihmën e fëmijëve të tezës. Për herë të parë i kam kallxu djalit të tezës. I kam thanë: hej une jam djalë. Edhe kanë thanë: Okej, çka po don tash me hanger? Se na jemi rritë me ty, e kemi ditë ketë sen se që prej që je kanë fëmijë tik e dashtë me u ba djalë”.
Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e tij