Fituesja e Maratonës ‘Prishtina 2024’ në konkurrencën e femrave, Luiza Gega, në një prononcim për RTK është shprehur shumë e lumtur që ka fituar në pjesëmarrjen e saj të parë në Maratonën e Prishtinës.
Gega thotë se është e ngazëllyer që pikërisht në Prishtinë ka kthyer rekordin kombëtar.
“Unë nuk jam kryesisht për maratona të gjata, por ka ardhur koha që të kaloj në një eksperiencë të re”, tha ajo.
“Sot ishte një rekord shtetëror për Shqipërinë dhe pikërisht e arrita në Prishtinë”.
“Organizimi ishte shumë i mirë. Kam marrë pjesë edhe në maratona të tjera, por organizimi ishte shumë i mirë, ku kishte gjithandej policë dhe ujë. E kam shijuar këtë garë”, ka theksuar Gega.