Lideri bjellorus Aleksandr Lukashenko ka thënë se kreu i grupit Wagner, Yevgeney Prigozhin nuk është më në Bjellorusi, por ndodhet në Shën Petersburg.
“Kjo është një kompani private ruse. Pra, pyetja nuk duhet të më bëhet mua. Me sa jam i informuar, luftëtarët janë në kampet e tyre. Sa për Prigozhin, ai është në Shën Petersburg. Nuk është më në territorin e Bjellorusisë,” tha ai.
Besohej se Prigozhin kishte rënë dakord të shkonte në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje pas kryengritjes së armatosur në Rusi.