Gjatë konferencës për shtyp të ekipit të Brazilit, një mace është ngjitur mbi tavolinën ku po fliste futbollisti i ekipit të Brazilit dhe thjesht u parkua atje, duke shijuar shokun që shkaktoi.
Ylli i Brazilit, Vinícius Júnior, në një moment mbeti i çuditur dhe në siklet, ndërkohë që macja i ndërpreu fjalën.
Më i sikletshëm ishte momenti kur anëtari i konferencës thjesht e kap nga gëzofi, e hodhi macen dhe vijoi sikur nuk kishte ndodhur gjë. Sigurisht, ky moment nuk ngeli pa u vënë re në Tëitter dhe njerëzit kritikuan veprimin dhe ashpërsinë me të cilën personi u soll kundrejt maces.
“Kjo nuk është mënyra se si e ngre një mace me mirësjellje. Turp!”, shkroi një përdorues.
“Abuzojnë kafshët. Abuzojnë njerëzit. Individë të neveritshëm”, komentoi një tjetër person. “Ja pse e urrej futbollin. Këta njerëz ta shpifin”.
Pas këtij momenti, futbollisti qeshi me siklet dhe vazhdoi të fliste.