France's President Emmanuel Macron (R) welcomes Serbia's President Aleksandar Vucic upon his arrival at the presidential Elysee Palace in Paris on April 8, 2024. The two heads of state are expected to discuss issues including Serbia's European integration and relations between Belgrade and Kosovo.,Image: 863383579, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Ludovic MARIN / AFP / Profimedia

Macron pas takimit me Vuçiq: Pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron të hënën pas një takimi me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Pallatin Elysee ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur në Banjska vitin e kaluar të dalin para drejtësisë.

Tutje Macron ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë”.

Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të BE-së, dua të mirëpres gjestet nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë edhe më tej”, ka shtuar presidenti francez.

Ai gjithashtu theksoi se Franca do të ndërmarrë gjithçka që zbatohen obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u arrit një vit më parë.