Shumë vullnetarë ukrainas iu bashkuan ushtrisë për të realizuar një “kryevepër”, që pa për qëllim shkatërrimin e minave të pashpërthyera në pothuajse tërë territorin e Ukrainë.
Ata arritën të krijojnë një “përbindësh” me të cilin po shpërthejnë minat të cilat janë vendosur nga rusët, dhe që qëllimi i tyre ishte vrasja e sa më shumë ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Kështu ata bashkuan forcat dhe arritën të krijojnë një makineri, me të cilën po bëjnë pastrimin e fushave, sikur ishte krijuar një e tillë në Luftën e Dytë Botërore e quajtur M4 Sherman.
Duke folur në afërsi të qytetit industrial Kryvyi Rih në jug të Ukrainës, inxhinieri Vitalii, 50-vjeç, që nuk zbuloi emrin e plotë për arsye të sigurisë thotë se ishte i bindur që makineria do të funksionojë.
Ata morën trupin e një ekskavatori në të cilin vendosën një shufër të trashë prej çeliku, dhe e cila ka të lidhura dhjetëra pesha që godasin minat në tokë dhe i aktivizojnë pothuajse të gjitha llojet.
Goditja është prej 1 mijë kilogramëve, sa që arrin të aktivizojë edhe minat anti-tank, të cilat i shpërthen dhe parandalon më të keqen.
Eksperti ushtarak i deminimit Volodymyr Ozoryan, tha se ekipi duhet akoma të analizojnë kabinën nëse është e punuar nga çeliku dhe do t’i bëjë ballë të gjitha llojeve të shpërthimit – me qëllim që ta mbrojë shoferin. /Telegrafi/