Islam Makhachev e nokautoi Alexander Volkanovski në rundin e parë të shtunën mbrëma në Abu Dhabi, dhe e mbrojti titullin e tij të UFC-së në kategorinë e lehtë.
Rusi 31-vjeçar rrëzoi Volkanovskin 35-vjeçar me një goditje me këmbë, ndërsa e detyroi referin ta ndërpresë luftë.
Është fitorja e dytë e Makhachevit ndaj Volkanovskit, pasi në shkurt kishte fituar ngushtë me pikë.
Po ashtu Volkanovskit iu shuan shpresat që të fitojë titullin e dytë në UFC, pasi e fitoi atë në kategorinë pendël.
Volkanovski ranoi të përballej me Makhachevin në momentet e fundit, pasi braziliani Charles Oliveria u tërhoq 12 ditë para luftës për shkak të lëndimit.
Në përballjen e kategorisë së mesme, Khamzat Chimaev e mposhti Kamaru Usmanin me pikë.
UFC-ja është promocioni më i madh i arteve marciale të prëziera (MMA).