‘Mali i Tiranës’ kulla gjigante tek Rruga e Barrikadave! Do ndërtohet nga ‘Nova Construction 2012’ me Ilir Shtufin pronar 91% të aksioneve! KKT e miratoi 5 muaj më parë

Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin.

Projekti për kullën gjigante, 205 metra do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022

Juria që shpalli fituese ‘Mount of Tirana’  (Mali i Tiranës) ishte e përbërë nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektësh të mirënjohur si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti dhe Freek Persyn.

Fillimisht Mount Tirana u prezantua se do të ishte 185 metra e lartë, por varianti përfundimtar i saj është rritur në 205 metër lartësi. Projekti parashikon të ndërtohet me 58 kate dhe 7 kate nën dhe

Më 8 mars 2023 Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e kullës  205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave.

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Nova Construction 2012 rezulton e themeluar në dhjetor të 2012-s me objekt ndërtimin e godinave një dhe shumëkatëshe.

Në faqen zyrtare, kjo kompani liston një sërë ndërtimesh në Tiranë, përfshirë “Tirana Garden Building” në Rrugën e Kavajës, e ndërtuar mbi vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Natyrës.