Margarita Xhepa, apo ikona e përjetësimit të skenës dhe filmit shqiptar

Gani Qarri

Margarita Xhepa, mbretëresha e përjetësimit të roleve dhe ikona e interpretimit u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, ajo qysh në fëmijërinë e hershme, do të shquhej për recitimet e bukura të poezive dhe vargjeve të përzgjedhura të kohës, me recitimet e të cilës nuk ngopej dot e ëma, andaj dhe nxiste Margaritën atëbotë ende të vogël, ti përsëriste ato nga disa herë.

Figura ikonike e saj, përveç përjetësimit të Margaritës në historinë kombëtare të aktrimit, ka kohë, që ka përjetësuar edhe shumë personazhe në skenën dhe teatrin e kinematografisë së shtetit shqiptar e më gjerë, ndërsa nga 3 prilli i vitit 2025, këtë simbol impresionues të kinematografisë shqiptare e përjetësoi veprimtaria kolosale disa dekadëshe dhe kontributi i pazëvendësueshëm jetësor, në film dhe teatër.

Sipas shënimeve biografike Margarita fillimisht iu bashkua grupit amatorë të Shtëpisë së Kulturës në qytetin e lindjes në Lushnjë, por Seksioni i Kulturës në Lushnjë, duke parë talentin dhe aftësitë e saj të veçanta në skenë, i kishte propozuar asaj që ta ndiqte Liceun Artistik të kryeqytetit në Tiranë, prej nga dhe u ngrit në ikonën mbarëkombëtare të Kinematografisë shqiptare!

Me aftësitë e veçanta, portretin impozant, karakterin e fortë e vetëmohues dhe vullnetin e çeliktë, për të dhënë çdo gjë nga vetja, vetëm që rolet në film dhe teatër të realizoheshin në mënyrë sa më të përsosur, mbretëresha e kinematografisë shqiptare, u shndërrua në simbol impozant të skenës, mirësisë, bukurisë dhe dashurisë njerëzore, duke arritur ti jap jetë dhe gjallëri më intensive edhe aktrimit, si dhe ta krijoj imazhin perfekt të femrës shqiptare në të gjitha dimensionet; qoftë si aktore, si nënë, grua, motër etj.

Nga atëherë emri i Margaritës është skalitur përjetësisht në historinë e filmit dhe të teatrit shqiptar, e cila përveçse e bukur dhe shtathedhur e me dukje perfektë, posedonte edhe xhenialitetin prej artisteje përmasash sipërore e cila duke vënë në shërbim të rolit edhe shpirtin personal, talentin e rrallë dhe energjinë e pashtershme, arriti edhe rezultate të mahnitshme si në kinema ashtu edhe në teatër e film, lexim të fragmenteve apo recitim të poezive, madje që të gjitha, i realizonte me shumë suksese dhe interpretonte secilën më bukur se tjetrën.

Me talentin e dëshmuar ndër vite e dekada dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike, është mendim i betonuar edhe i vet profesionistëve më të njohur të artit, se, Margarita Xhepa, sikur të jetonte në një shoqëri të hapur e demokratike dhe pa kufizimet që kishte vendosur sistemi monist i kohës, me siguri të 100%, do të kishte arritur në majat e piedestalit të aktrimit ndërkombëtar dhe shndërruar në ndonjërën nga divat e filmit dhe aktoret më të kërkuara të kinemtaografive botërore. 

Megjithatë edhe në rrethanat që jetojë, ajo u shndërrua në yll të pashuar të kinematografisë mbarëshqiptare, rolet e të cilës do të mbeten shembull dhe frymëzim ndër breza, ndërsa ne që e njohëm, e konsiderojmë veten me fat, që patëm mundësinë ta shihnim nga afër dhe për gjallje të saj, ikonën tonë famëmadhe të kinematografisë. 

Me rolet brilante të Margaritës, ne u rritëm dhe i përjetuam fort shpirtërisht ato, në film e teatër, recitime e interpretime, me të cilat artistja jonë e madhe, përveçse ka përjetësuar veten, me veprën  e paharruar, është shndërruar në krenari të mbarë kombit tonë dhe ikonë të kulturës e të artit shqiptar.

Margarita jonë e madhe, ishte idhulli i të gjithë bashkëkombësve pa përjashtim dhe pa dallim ane, apo krahine, ajo ishte krenaria e kinematografisë dhe ylli polar i artit skenik shqiptar, e cila famën e pafund të aktores brilante, e la amanet në këtë botë, për brezat e rinj që ta vijojnë me po aq frymëzim dhe sukses rrugën e saj të ndritshme, ndërsa kujtimin e pashuar dhe lavdinë e përjetshme i mori me vete ta shoqëronin shpirtin e saj të ndritur edhe atje lart, në qiell, prej nga sikur i bënë dritë akoma skenës dhe teatrit në mëmëdhe!!!

Më 3 prill, portreti rrezatues i Margaritës së madhe, u vendos edhe njëherë në ballë të sallës së Teatrit e të Operës dhe të Baletit shqiptar në Tiranë, i cili megjithëse kësaj radhe qëndronte pranë arkëmortit të mbuluar me lule të Margaritës së ndjerë, sikur ri-sillte serish një dokumentar filmik dhe rikujtesë të detajuar të serisë së qindra roleve me karaktere nga më të ndryshmet, të luajtura aq bukur dhe të interpretuara në mënyrën më të shkëlqyer prej saj.

Margarita nuk ishte vetëm aktore por dhe dielli frymëzues për mbarë kinematografinë shqiptare dhe për mbi 50 vite me radhë, ajo i dha shkëlqim , kinematografisë mbarëkombëtare.

Lum ne që e patëm dhe lum Shqipëria që e lindi e krijoi një figurë kaq madhështore artistike si ajo, aktore e njohur edhe si “Nderi i Kombit”, që për mese 15 vite, ishte edhe bashkëpunëtore e Shoqatës “Jehona Shqiptare” që bashkon shqiptarët kudo dhe në kuadër të saj, ka certifikuar mijëra talent rinor, poet, krijues e artistë të të gjitha zhanreve.

Ndaj për kontributin e dhënë, Margarita bashkë me kryetaren e Shoqatës “Jehona Shqiptare” zonjën Zamira Korançe, janë pajisur edhe me Pasaportën Artistike Ndërkombëtare, të “Jehonës Shqiptare”!

Emri saj i shenjtë i futur edhe në histori dhe portreti madhështor i Margaritës që me veprën kolosale është ngritur në piedestal të skenës dhe artit shqiptar, na bënë që të gjithë të përulemi me dashuri dhe respekt të pafund, përpara figurës së pavdekshme të Mbretëreshës së artit e të filmit shqiptar, zonjës Margarita Xhepa!

Një artiste ikonë-si Margarita lind rrallë, dhe për ne-ishte fat i madh që e kishim, ndaj me rastin e ndarjes së saj nga kjo jetë, me dhembje të thellë, i shprehim nderime e respekt të përjetshëm, punës së pakursyer dhe veprës kolosale të Divës mbarëkombëtare të skenës dhe filmit shqiptar Margarita Xhepa!

Një aktore brilante e cila i dha aq shumë artit, mbetet e paharruar përjetësisht në kujtimet më të mira të të gjithë shqiptarëve dhe do ti mungojë gjatë filmit e teatrit dhe kinematografisë tonë kombëtare.

Madje sipas bindjes e mendimit të profesionistëve të kësaj lëmie, do të kalojnë shumë vite e ndoshta edhe kohë e gjatë derisa të vije në jetë, një “simotër” artistike dhe aktore e denjë të zë vendin e saj.

Një mbretëreshë e aktrimit dhe xhevahir i rrallë i kinematografisë, që përmbushi me shkëlqim të veçantë skenën filmike dhe rrezatoi mbarë artin shqiptar, ndaj edhe në ditën e fundit, adhuruesit e saj ishin të panumërt, për të mos thënë vetëm të shumtë, që donin ti jepnin lamtumirën e përjetshme idhullit të tyre brilant të kinematografisë shqiptare.

Përveç si një aktore të jashtëzakonshme, atë, të gjithë shqiptarët e kujtojnë me adhurim të veçantë edhe si njeri me shpirt të madh, një figurë unike dhe ikonë të pazëvendësueshme në kohën që jetojmë, emri i të cilës, i rrethuar me plot sharmë e shkëlqim, mbetet në kujtimet tona edhe si sinonim i bukurisë së rrallë, që me hijen e Divës madhështore, vijon të shndris e rrezatojë si një margaritar i çmuar ikonografik në mbarë hapësirën kombëtare shqiptare!

Margarita Xhepa luajti mese 100 role në teatër dhe rreth 30 të tjera në film, e cila ishte dhe mbetet njëra prej Perlave më të njohura të aktrimit në gjithë historinë e kinematografisë dhe të teatrit shqiptar.

Një interpretuese shembullore, prezantuese e veçantë dhe artiste shumëdimensionale e me nam të madh, të cilës, sipas miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, përveç suksesit në punë e profesion, asaj vet Zoti sikur i kishte dhuruar edhe fatin e madh njerëzor, që ta kalojë bukur edhe jetën personale dhe atë në rrethin familjar!

Një simbol shembull i aktrimit profesionist dhe një prej artisteve më të lartëvlerësuara në mbarë  kinematografinë shqiptare, emri madhështor i të cilës, do të mbetet përjetësisht i skalitur me shkronja të arta në film e teatër dhe pashmangshëm, edhe në gjithë historinë e artit shqiptar.

Angazhimi i fundit i aktores tonë të madhe, Margarita Xhepa ishte roli te filmi “Bolero në vilën e pleqve”, ku vet ajo, ishte njëra nga shkrueset e skenarit, një dramë psikologjike mbi jetën e dy të moshuarve, që i kalojnë vitet e pleqërisë në vetmi dhe në pamundësi të takimeve fizike, vrasin kohën duke shkëmbyer me vështirësi letra të dashurisë me njëri-tjetrin, dramë që në fakt, reflekton edhe gjendjen reale të të vjetërve, në ditët tona, kur brezi i ri, nuk tregon më atë kujdesin e dikurshëm, për më të vjetrit dhe prindërit e moshuar.

Andaj për krejt ato, që Margarita ka bërë për filmin e teatrin, të gjithë shqiptarët pa dallim, përveç ngushëllimeve më të thella, pa dyshim e kemi obligim moral dhe kombëtar, ti shprehim edhe mirënjohjen tonë të pakufishme për kontributin e pazëvendësueshëm dhe dekadat e arta, që ajo na dhuroi me aktivitet të pareshtur profesionist të saj, duke interpretuar me shumë përkushtim dhe zemër e shpirt në teatrin dhe filmin shqiptar”.

 Një aktore e pavdekshme dhe simbol i kinematografisë që do të jetojë fuqishëm, e do të jetë gjithmonë prezentë në historinë e artit e të kulturës shqiptare dhe kujtohet me zemër, e ruhet përjetësisht në memorien e të gjithë atyre që me aq admirim ndoqën interpretimet e shkëlqyera të Margaritës.

Në vitin 2007, për merita të veçanta në aktrim Margarita Xhepës iu dha “Çmimi i Karrierës”, ndërsa ishte dekoruar edhe me titullin “Artiste e Popullit”!

Ikona mbarëkombëtare e kinematografisë shqiptare, vdiq në moshën 91 vjeçare, më 3 prill të vitit 2025 në Tiranë.

Ikja saj në amshim është humbje e madhe edhe për kinematografinë shqiptare.

Prandaj siç shprehet me nostalgji e dhembje të thellë edhe regjisori i njohur nga Kosova, Isa Qosja; “Me vdekjen e Margarita Xhepës, u shua një xhevahir i vërtetë i interpretimit skenik dhe ylli që ndriçoi mbi gjysmë shekulli qiellin e artit shqiptar!”

Lavdi të përjetshme dhe respekt të pafund punës dhe veprës kolosale të Ikonës mbarëkombëtare të Kinematografisë shqiptare, me elan të pafund shkëlqyes si Margarita jonë, qoftë i paharruar kujtimi për Margaritën tonë të madhe dhe pushoftë përgjithmonë në parajsën e lulëzuar, shpirti bardhë i saj !