Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, tha një intervistë për Euronews Albania se asociacioni është një çështje kyçe mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të zgjidhet mbi bazën e parametrave të mirëpërcaktuar.
Shea u shpreh se një asociacion sipas modelit të Republika Srpska është absolutisht i papranueshëm, ndërsa theksoi se asociacioni i komunave serbe si detyrim ndaj minoritet nuk duhet të cenojë sovranitetin e Kosovës si shtet.
“Asociacioni i komunave serbe në Kosovë siç është dakordësuar në 2013 është parë si vullnet i mirë nga Prishtina. Kjo është një zgjedhje evropiane, kur ke një minoritet duhet t’u japësh të drejtat dhe mundësinë e vetëadministrimit. E kemi këtë në Irlandën e Veriut dhe në vende të tjera. Parametrat e vendosura për asociacionin duhet të përcaktohen mirë. Republika Srpska nuk është një shembull i mirë se po përdor fuqinë për të bllokuar reforma të rëndësishme në Bosnjë, ka dalë kundër Bosnjës. Duhen mirëpërcaktuar parametrat e asociacionit që të mos minojnë sovranitetin e Kosovës si shtet, kjo duhet të qartësohet. Është çështje delikate, por autonomi s’do të thotë pavarësi dhe të bllokosh atë që do shumica e popullsisë. Nuk dua të shoh një Republikë Srpska 2 në veri të Kosovës”, tha ish-zyrtari.