Ka nisur operacioni madhor i SHBA-së për të mbështetur Izraelin në fushën e mbrojtjes.
Ministria izraelite e Mbrojtjes mori një aeroplan transporti nga SHBA që mbante ngarkesën e parë të automjeteve të blinduara të destinuara për përdorim nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Automjetet, siç njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes, po i transferohen ushtrisë për të zëvendësuar ato të dëmtuara gjatë luftës.
“Hamasi kreu mizori që të kujtojnë sulmet më të këqija të Shtetit Islamik”, tha presidenti amerikan në deklaratën e tij në konferencën për shtyp në Tel Aviv, duke nënvizuar se sulmi i nisur nga organizata islamike palestineze ishte po aq i rëndë sa të kishte ndodhur 15 herë sulmi i 11 shtatorit.
“Shteti i Izraelit ka lindur për të qenë një vend i sigurt për popullin hebre”, deklaroi Biden duke shtuar se nëse vendi nuk do të ekzistonte sot “ne do të duhej ta shpiknim”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri po ashtu të ditur se shpejti do t’i kërkojë Kongresit Amerikan një paketë mbrojtëse “të paprecedentë” për Izraelin.