Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri pas vlerësimit të specilasitëve i janë shtruar 1003 objekte, ku më të fundit që janë listuar është Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult dhe Muzeu i Bankës së Shqipërisë.

Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, pranon se ky është një proces që kurrë nuk përfundon, ndonëse pak kompleks, për shkak të shtrirjes gjografike dhe ndërveprimit ndërinstitucional.

Veç procesit të regjistrimit, i rëndësishëm për të kuptuar gjendjen dhe mirëmbatjen e pasurive është edhe procesi i përditësimit për objektet i cili ka nisur.


Që në 1995-ën ka nisur procesi i regjistrimit të pasurive, i cili  përditësohet çdo vit, nga ku rrjedhimisht evidentohen ato objekte që humbin apo vidhen. Në 29 vite rezultojnë të humbura/ vjedhura 2384 objekte.