Mbreti ynë Bardhyli- I bardhi yll

Bardhyli, mbret i Iliro-Dardanisë (rreth viteve; 449 – 356 p.e.s). Mbreti ilir jetoi mbi 90 vjet si pasardhës i tij, në bazë të letrave antike ishte Mbreti Grabo.

Në shek. IV p.K., Bardhyli rrëzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit të Ohrit, te fisi i enkelejve.

Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumė luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm.

Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Pėr t’i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirëve tribut vjetor.

Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë civile madje pasi ilirët dhe maqedonasit ishin gati e njëjta racë, në këto luftëra mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lidhën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, në krye me Filipin II, arriti të shuante grindjet politike në vend, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua mjaft.