“Më ka fyer që më tha i vogël”, Daçiq i reagon ministres Gërvalla pasi e quajti “Slloba i vogël”

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i është përgjigjur ministres Gërvalla pasi ajo e ka quajtur “Slloba i vogël”.

Daçiq ka thënë se është ndier i fyer që ajo nuk e ka cilësuar si Sllobodan Millosheviqi i vërtetë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha, duke publikuar një video nga intervista e Ivica Daçiqit në televizionin publik serb, për mes një postimi në “Twitter”, ka shkruar se “në intervistën e tij të fundit, ministri i Jashtëm serb shpreh keqardhjen që ai nuk është një Sllobodan Millosheviq i duhur, por vetëm ‘Slloba i vogël’. Me një buzëqeshje për të”.

.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i kishte reaguar ashpër ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq pasi ky i fundit ia kishte përmendur rastin e babait, e deklaratat e saj kundër UÇK-së, duke i thënë se për shkak dëshmive të saj Thaçi e Veseli po gjykohen në Hagë.

Gërvalla i kishte thënë Daçiqit se e kupton gjuhën e tij, dhe tani dhe më shumë merr kuptim pse serbët në të 90-tat e quanin atë “Slloba i vogël”.

“z.Daciq ju vetëm sa treguat sot pse njerëzit në Serbi, ju kanë quajtur në vitet e 90-ta, Slloba i vogël, një Millosheviq i vogël për shkak bosit dhe heroit tuaj, e kuptojë që jeni i zemëruar – dhe e njohë këtë gjuhë që moti e njoh. Unë nuk jam në politikën evropian që 2-3 vite, jam që shumë vite. Ju e keni të vështirë që e keni humbur Kosovën në 99-ën por që duhet të mbani retorikë të tillë dhe Populli i Serbisë nuk e meriton këtë. Por e vërteta dhemb dhe më vjen shumë keq për ju”, ishte shprehur ajo në Këshillin e Sigurimit në OKB ku po diskutohej për Kosovën