Një vajzë 5-vjeçare izraelite, Emilia Aloni, e cila pas shtatë javësh robërie në Gaza, së bashku me nënën e saj, u lirua më 24 nëntor, u rikthye dje në kopshtin e saj ku i është bërë një pritje e ngrohtë.
Mediat izraelite raportojnë se Emilia, e shoqëruar nga gjyshi i saj dhe një grua e paidentifikuar, e cila po filmonte një skenë emocionuese, erdhi në kopsht dhe u prit me përqafime nga mësuesja. Emilia u prit ngrohtësisht edhe nga shoqet, ku njëra prej tyre dëgjohet duke thënë “më ke munguar”.
“Nuk të kam parë prej kohësh”, shtoi vajza, ndërsa shoku i saj tha se e kishte parë në televizion.
Sipas të dhënave të fundit, Hamasi liroi 110 pengje ndërsa nga ana tjetër Izraeli liroi nga burgu 240 palestinezë, të gjithë gra, fëmijë dhe të mitur. Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.