Më herët, lexuat sot se drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, dha dorëheqjen nga posti i tij në televizion, pas shumë skandalesh e denoncimesh.
Të tjera detaje po dalin në dritë, teksa mësohet se spikerja Blerta Tafani ka dërguar një letër në Këshillin Drejtues të RTSH-së, duke akuzuar Pezën se i ka kërkuar favore seksuale dhe jo vetëm.
Kjo mund të ketë qenë një nga arsyet e largimit të Alfred Pezës nga posti në RTSH.
Tafani shkruan se drejtori Alfred Peza e ka ngacmuar seksualisht dhe prej një viti, e ka dhunuar verbalisht, psikologjikisht dhe i ka bërë presion për largim nga puna asaj dhe bashkëpunëtorëve të saj.
“Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem”,-shkruan Tafani në letër.