Me Leopardin gjerman, ukrainasit arritën të fitojnë betejën kundër dy tankeve ruse – një prej tyre u godit direkt nga tre kilometra

Tanku gjerman Leopard që i është dhënë ukrainasve ka arritur ta fitojë betejën me dy tanke në jug të vendit.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaq betejën e pazakontë, mes tankut të ukrainasve dhe atyre rusë në afërsi të Robotyne, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht se shkrepja e predhës ndodhi nga një distancë prej tre kilometrave, ukrainasit arritën që me Leopardin ta realizojnë goditjen direkte të tankut rus.

Ndërkaq tanku i dytë rus nga frika se mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse e para, vendosë të largohet me shpejtësi.