Me plis në kokë, boksieri shqiptar i pa ndalshëm në Gjermani

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka shënuar fitore të madhe në Bochum të Gjermanisë.

Shkodrani ka hedhur në tokë edhe kundërshtarin e tij të radhës, Ajubi.

Kjo ishte ndeshja e nëntë e tij dhe të gjitha fitore në boksin profesionist.

Bakaj ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke mos e vënë në asnjë çast në dyshim fitoren.

Herën e fundit, Roberto Bakaj u ndesh me një boksier serb të cilin e nokautoi për disa sekonda.