Gazetari dhe ish-politikani Kiriakos Velopoulos, në emisionin e tij ‘Kondra & Riksi’ ka vënë alarmin se SHBA-të kanë nisur zbatimin e planit për shkatërrimin e Greiqsë dhe Lindjes së Mesme.
Në emisionin e tij, ai shprehet se Shqipëria është shumë e përkëdhelur nga Amerika dhe do të përfitojnë duke u bashkuar me Kosovën, Shkupin dhe Epirin.
Ai ka pohuar se edhe Maqedonia do të bëhet e madhe me kryeqytet Selanikun. Sipas tij, plani do të vazhdojë edhe në Lindjen e Mesme ku Turqia do të përgjysmohet pasi do të lindë Kurdistani si shtet i pavarur.
Velopoulos shton se SHBA-vë e kanë nisur këtë plan që më 1999 kur kanë bombarduar ish-Jugosllavinë.
Pjesë e përkthyer nga video:
Dua tju them se çfarë po ndodh në planetin tonë. SHBA-të po kërkojnë që të ndryshojnë kufijtë në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Atyre u intereson ky ndryshim të kufijve dhe do tjua shpjegoj pse-në.
Të gjitha filluan më 24 mars të 1999, kur NATO bombardoi Serbinë, pra ish-Jugosllavinë. Atëherë filloi plani amerikan që të lëvizë gurët në rajon. Sot, SHBA-të janë njëlloj si Hitleri në 1939. Po planifikojnë kufijtë në Evropë, Lindje e Mesme dhe Azinë evropiane.
Hitleri nga vitet 1937-1938 planifikonte fazat e shpërhapjes së Gjermanisë naziste në Evropë dhe në Lindje të Mesme. Nëse ju kujtohet historia, Hitleri, para se të bëntë operacionin Barbarosa, kishte planin Marita. Ky plan i tij, ishte Ballkani.
Sot, amerikanët, duke e parë rrezikun që vjen nga Kina dhe nga Rusia, kanë vënë në shënjestër Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Qëllimi i tyre është Kina, kjo është dhe frika e tyre më e madhe. Kina është më e madhe në popullsi, ka teknologji më të madhe dhe ka shumë para, kjo e bën edhe superfuqi. Nëse Putin dhe Rusia shkojnë mbrapa SHBA-ve, loja mbaron dhe fiton Amerika. Kina është e mbaruar.
Por lëvizja e tyre e madhë do të jetë në 2025. Këtë e ka thënë edhe Bush i cili parashikoi që kur Amerika të ngrihet fort në këmbë, do të shikojnë se cilat shtete janë me ata. Une nuk besoj se do të vijë BE-ja të na shpëtojë, që na thonë që pranoni emrin ‘Maqedoni’ sepse do i rregullojmë gjërat më pas. E pësuam me Shqipërinë, i pranuam dhe tani na kërkojnë Çamërinë.
Në vitin 2007, një amerikan me emrin Reters, skicoi në letër Botën e Re. Pra si do të jetë kjo botë, në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme.
Harta numër 1:
Kjo ëshyë harta e Lindjes së Mesme përpara ngjarjeve të mëdha. Shikojeni si do të bëhet me planin amerikan.
Harta numër 2:
Kjo hartë, ekziston nga viti 2007. Kështu do të bëhet deri në vitin 2020-2021 Lindja e Mesme. Turqia zvogëlohen pasi e humb Kurdistanin. Jordania zmadhohet. Zvogëlohet Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani. Pakistani është drejt mbarimit. Do të krijohet shteti i Balukistanit. Lindja e Mesme do të jetë me copa të vogla.
Në Ballkan, ata po përkëdhelin Shqipërinë. Duan Shqipërinë e Madhe. Duan që Kosova, Shkupi dhe Epiri ti bashkohen Shqipërisë. Shqiptarët, janë një nga popujt më pro Amerikës. Shqipëria është gjithashtu edhe tokë transit e drogës së Afganistanit. Pra Amerika u ka nevojën që të shpërndajnë drogë në Evropë që të marrë fund kontinenti i vjetër.
Pas pranimit tonë të emrit Maqedoni dhe me shpërbërjen e Shkupit, maqedonasit do të zbresin poshtë në Greqinë e Veriut, pra do të bëhet Maqedonia e Madhe me kryeqytet Selanikun. Siç u shpërbë Ukraina, ashtu do të bëjnë edhe me Greqinë. Pra kemi përgjysminin e Greqisë, Edhe Kreta do të bëhet e pavarur.