Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakortësia që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim i barabartë me 4 miliardë euro. Ky lajm zbulohet nga mediat italiane të cilat shprehen të bindura se ky Central Bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri.
Sipas tyre, kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (Kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).
Realizimi i një centrali të tillë nuklearë ka krijuar jo pak debate politike.
Ministri i Infrastrukturës e Transporrtit Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro o kundër energjisë nukleare.
Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme.