Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej

Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe dje gjatë ditës. Hajrizi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e tij. Identiteti i tij u konfirmua tek në mbrëmje. Mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi, teksa kanë publikuar edhe një video ku pretendojnë se Faton Hajrizi është duke vjedhur një biçikletë në Lloznicë, para se të vritej.