Mediat serbe vështirë se do ta kalojnë dhembjen që ua shkaktuan Xhaka e Shaqiri

Mediat serbe kanë shprehur sërish inatin që kanë ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

Zvicra të martën u eliminua nga Portugalia në një të tetën e finales në Kupën e Botës, ndërsa titujt e disa mediave të Serbisë ishin të lidhura me Xhakën e Shaqirit. Kjo vlerësohet dëshmi se dhembja që dy shqiptarët ua shkaktuan mediave serbe nuk do të kalohet lehtë.

Xhaka e Shaqiri shkëlqyen në ndeshjen ndaj Serbisë. Zvicra e dërgoi në shtëpi Serbinë. “Xhaka dhe Shaqiri në lot, Zvicra u nokautua – ka rënë nga Kupa e Botës me rrjetën plot”, ka shkruar “novosti.rs”. “Portugezët brutalë ‘shkelin’ provokatorët dhe ua japin gjashtë copa”, shkruan “alo.rs”. “Xhaka me shoqëri me kokën ulur mbledhin valixhet”, ka shkruar “Kurir”.