Mediumi i afërt me pushtetin në Serbi: “Vrasësi i policit, vëlla i Faton Hajrizit”

Mediumi i afërt me pushtetin në Serbi “Kurir” ka shkruar sot se i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Serbi është një shtetas i Kosovës, Artan Hajrizi, për të cilin thotë se iu gjet pasaporta kosovare dhe një letërnjoftim gjerman në vendngjarje.

Ky medium pretendon se Artan Hajrizi është vëllai i të arratisurit nga burgu në Kosovë, Faton Hajrizi.

Gjithashtu, Kurir raporton për videot e tij në Tiktok pasi iku nga burgu, si dhe për arratisjet e tij të mëparshme.

Siç ka thënë Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, rreth orës 00:50 mbrëmë policët kufitarë serbë kanë ndaluar një automjet nga i cili ka dalë një person dhe ka gjuajtur në drejtim të dy policëve. Njëri ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.