Mercedes Benz, partneri i vjetër i Renaultit në furgona, nuk do të marrë pjesë në projektin e ri të kompanisë franceze që ka të bëjë me furgonat elektrikë, pasi që do të përqendrohet në automjetet e veta elektrike, raportoi të shtunën Reuters.
FlexEvan, që planifikon të lansohet në vitin 2026, po zhvillohet për markat Renault dhe Nissan, si dhe mund t’i bashkohet edhe Renault Trucks – markë në pronësi të Volvos suedeze.
Pas rënies së kërkesës për motorët me naftë që Renaulti i ka shitur partnerit gjerman dhe përfundimit të një projekti të përbashkët për veturat Twingo-Smart, Renaulti dhe Mercedesi kanë vetëm një projekt të përbashkët, furgonin Citan.
Renaulti prej kohësh kërkon të zgjerojë bashkëpunimin në furgona me Mercedesin, por një gjë e tillë nuk po ndodh.