Deobra Redden, 31 vjeç, është dënuar për sulmin ndaj gjyqtares Mary Kay Holthus, një ngjarje që ndodhi në janar të këtij viti, video e të cilit u bë mjaft virale. Redden po priste të njihej me dënimin për tentativë sulmi, kur gjatë seancës gjyqësore ai kërceu dhe kaloi mbi tavolinën e gjyqtares dhe e sulmoi atë, duke i shkaktuar disa lëndime, por jo të rënda. Sulmi u filmua dhe shpërnda në media, duke marrë vëmendje të gjerë publike.
@bbcnews "I'm not an evil guy," Deobra Redden said before he was handed a prison term between 26 and 65 years. #LasVegas #Nevada #US #Court #BBCNews ♬ original sound – BBC News
Pasi sulmit, Redden u paraqit sërish për të marrë dënimin, dhe gjyqtarja Holthus i dha një dënim prej 19 deri në 48 muaj burg për akuzën fillestare të tentativës për sulm. Por, pas ngjarjes, Redden u akuzua edhe për tentativë vrasjeje ndaj gjyqtares dhe një juri e madhe e ngriti aktakuzën kundër tij. Në shtator të këtij viti, Redden pranoi fajësinë, duke deklaruar se ishte “fajtor, por me probleme mendore.”
Më 10 dhjetor, Redden u paraqit para gjyqtares Susan Johnson, e cila e dënoi atë me një periudhë burgimi që varion nga 26 deri në 65 vjet për sulmin ndaj gjyqtares Holthus. Gjyqtarja Johnson e cilësoi veprimin e Redden si një sulm jo vetëm ndaj gjyqtares, por edhe ndaj sistemit të drejtësisë. Ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së integritetit të institucioneve ligjore.
Pas dënimit, Redden kërkoi mëshirë dhe tha se nuk ishte një person i keq dhe se nuk kishte pasur qëllim të vriste gjyqtaren. Redden mund të kërkojë mundësinë e lirimit me kusht pas vitit 2050.