Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka thënë se gazsjellësi Nord Stream ‘‘ishte gabim’’.
Këtë koment ai e bëri pak pasi që presidenti amerikan, Donal Trump, deklaroi se ishte ai që ndaloi Nord Stream 2.
“Ishte një gabim,” pranoi Merz.
Në anën tjetër, Trump vijoi duke përmendur ish kancelaren Merkel.
“Kur isha me Angelën, i thosha: prit një minutë, ne po shpenzojmë gjithë këto para për t’ju mbrojtur nga Rusia, dhe ju po i jepni Rusisë miliarda dollarë në muaj. Çfarë marrëveshjeje është kjo?”, ka deklaruar Trump, raporton The Guardian,