Ministri i Jashtëm grek Jorgo Gjerapetrit u takua sot me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare Anastas Janullatos, të cilit i tha se ortodoksia është një lidhje midis “sfondit tonë të përbashkët kulturor”.
“Urat që na lidhin, Ortodoksia që është prejardhja jonë e përbashkët kulturore, gjejnë në fytyrën tuaj shprehjen e tyre më autentike dhe madhështore”, tha Gerapetritis gjatë takimit të tij të premten në Tiranë me kryepeshkopin Janullatos.
Gerapetritis tha se puna e Anastasit në Arqipeshkvinë e Shqipërisë në 32 vitet e fundit ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe “besoj se në të vërtetë përshkruan atë që ne të gjithë po ndjejmë, një vepër dashurie, solidariteti dhe dhurimi në të gjitha nivelet”, raportojnë mediat greke.
Ministri shprehu mbështetjen e plotë të shtetit grek për kryepeshkopin dhe veprën e tij dhe i kërkoi atij që të vazhdojë përpjekjet vetëmohuese me të njëjtin zell dhe vullnet “që tufa ortodokse të ketë gjithmonë udhëheqësin e saj shpirtëror”.
Gjerapetriti ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.