Ministri izraelit i Mbrojtjes duket se ka lënë të kuptohet për një operacion të mundshëm tokësor kundër Hezbollahut në Liban, sipas raportimeve në mediat izraelite.
Yoav Gallant u citua nga disa media se u tha trupave izraelite pranë kufirit libanez: “Eliminimi i Nasrallah është një hap i rëndësishëm, por nuk është fundi – për të kthyer banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre, ne do të aktivizojmë të gjitha aftësitë tona – duke përfshirë ju”.
Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollahut, u vra në sulmet ajrore izraelite gjatë të premtes mbrëma, transmeton Telegrafi.
Në një postin në X, Gallant ka shpërndarë videon duke folur me trupat izraelite në veri të kufirit izraelit.
“Qëllimi ynë është i qartë – kthimi i banorëve të veriut në shtëpitë e tyre, do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të arritur këtë qëllim”, ka thënë ai në postim.