Ministri Mehaj jep dorëheqje, sot pozitën e merr koloneli Ejup Maqedonci

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Maqedonci. “Sot do ta marr detyrën si ministër”, ka thënë Maqedonci për Kohën.

Raportohet se ministri i deritashëm Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje, por ende nuk dihen arsyet për këtë.

KOHA ka kontaktuar me zyrën për media të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ata kanë thënë se nuk kanë informacion zyrtar nëse Mehaj ka dhënë dorëheqje.