Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se kanë sulmuar një urë të dytë në rajonin Kursk të Rusisë.
Pamjet e postuara tregojnë një sulm në një urë në Zvannoe, Kursk, mbi lumin Seym.
Ky është i njëjti lum mbi të cilin u shkatërrua një tjetër urë në fillim të kësaj jave.
Bëhet e ditur se shkatërrimi i infrastrukturës së Ukrainës në zonë besohet të jetë një përpjekje për të penguar linjat e furnizimit ose përforcimet ruse.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, gjeneral Mykola Oleshchuk shkroi: “Minus një urë më shumë! Aviacioni i Forcave Ajrore vazhdon të privojë armikun nga aftësitë e tij logjistike me sulme të sakta ajrore”.
Ndryshe, së fundmi ushtria e Ukrainës ka sulmuar me dronë një rezervuar nafte në jug të Rusisë.
Zjarri përfshiu 5,000 metra katrorë në lagjen Azov të rajonit Rostov-on-Don, sipas Ministrisë ruse të Emergjencave.