Menjëherë pas vendimit të UEFA-s, përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu ka dalë me reagim.
Ai ka qenë i befasuar pse UEFA dënoi me 128 mijë euro Federatën e Futbollit të Rumanisë.
“3:0? Rumania? Në rregull! Është normale. Edhe ata mbetën me turp. Zgjedhja e tyre. Ata u përpoqën…”, tha Mircea Lucescu për “gsp.ro”.
Por kur kuptoi se Rumania ka marrë gjobë të rëndë nga UEFA, ka mbetur i shtangur. “Kaq i madh? Për çfarë?! Ky është kulmi”.
Për “Digi Sport” ai tha se UEFA veproi mirë.
“Ishte normale, nuk mund të merrej asnjë vendim tjetër. Çdo ekip që largohet nga fusha tregon mungesë respekti dhe lojë tjetër. Është një vendim politik për të mos përzitur askënd. Unë kam thënë që atëherë se kështu do të ndodhë. Nuk duhet ta inkurajoni këtë. Më vonë, një ekip tjetër mund të bëjë të njëjtën gjë. Fatkeqësisht, gjërat ndodhën kështu. Ata duhet të vazhdojnë, duhet të jenë pjesë e ekipit të futbollit, duhet të mbështesin ekipin dhe gjithçka”, ka thënë Lucescu.
Ai po ashtu e vlerëson të dëmshëm për lojtarët e tij dënimin nga UEFA-s me një ndeshje pa shikues.
“Si ndihem si trajneri përfaqësueses duke luajtur me një stadium të zbrazët. Duhet të mendojmë, kjo është humbje e madhe. Nuk ka rëndësi se ne kemi marrë 50 mijë euro, njerëzit duan të vijnë në stadium dhe nuk munden. Kaq. Është humbje e madhe. Na dënuan me mbi 500 mijë euro. Për çfarë? Sepse një grup këndonte dhe pala tjetër mbështetëse vuan. Një ekip që u tallë me ne dhe na bëri të qëndronim në të ftohtë për një ore, sepse nuk donte të luante dy minuta të tjera. Ata menduan se mund ta kthenin këtë në një çështje pozitive. Ku ishte racizmi? Shumë gënjeshtra, nuk u ofenduan. Sjellja ishte e shkëlqyer”, ka theksuar Lucescu.