Mjekësia shqiptare është në zi. Mjeku i njohur onkolog, Agim Karaj është ndarë nga jeta ditën e sotme (25 Nëntor).
Onkologu Agim Karaj do të festonte sot 74 vjetorin e lindjes. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e sotme.
Ndërsa mjeku i ndjerë do të përcillet të martën për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit, sipas një deklarate nga familja e onkologut, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe varrimi do të bëhet në Tufinë.
“Me hidherim te thelle dhe me dhimbje shume te madhe njoftoj ndarjen nga jeta te babait tone Prof.Dr Agim Karaj. Pritja dhe percjellja behet tek funeral home Univers tek Rruga Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojne sot dite e hene ne oren 10.00 dt 25.11.2024.
Ceremonia e varrimit behet diten e marte ne date 26.11.2024 ora 11.00. Varrimi behet ne Tufine. Me respekt, nga familja”,thuhet në deklaratën e publikuara nga familja.